KryesoreLajme

Vdekja në Lipjan, Kurti kërkon hetim, anti-fushata ndaj Policisë e dëmshme

Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, teksa ka shprehur ngushëllime për familjarët e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, ka thënë se institucionet nuk do të strehojnë askënd që ka tejkaluar kompetencat zyrtare.Ai kritikoi mënyrën se si po ka përpjekje të njolloset e gjithë Policia e Kosovës dhe se kjo qasje sipas tij nuk jep zgjidhje.

“Pres hetim të thellë dhe sa më të shpejtë që zbardh të vërtetën e plotë dhe i bën të njohura të gjitha rrethanat, në mënyrë që të vendoset drejtësia dhe të arrihet llogaridhënie. Nuk do të ketë strehë për askënd që ka tejkaluar kompetencat apo ka thyer ligjin gjatë detyrës zyrtare”, ka thënë Kurti në nisje të mbledhjes së Qeverisë në detyrë.

Lexo më shumë  Gazetari dhe aktivisti serb, Radomir Dimiq: Listës Serbe duhet t'i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje - Në koordinim me Beogradin, vepron kundër shtetit të Kosovës dhe kundër interesave të popullatës serbe në Kosovë

Ai ka thënë se bashkëpunimi mes Policisë, Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Prokurorisë është kyç për të zbardhur të vërtetën.

“Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve. Shumëçka prej asaj që ka ndodhur në natën e 7 korrikut është publike falë incizimeve të dëshmitare. Por për të kuptuar gjithçka çfarë ka ndodhur, duhet hetim profesional nga institucionet”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit, ka dhënë yje

Ai ka thënë se diskutimet publike dhe gjykimet janë të vështira për familjen dhe miqtë e të ndjerit, ndërkaq tendenca për anti fushatë ndaj Policisë së Kosovës nuk është zgjidhje.

Rruga Press

YouTube player