KryesoreLajme

Kurti: Konfirmimi i origjinës së kërcënimit dëshmon luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e parashikuar të mbahej të shtunën në orën 11:00 u shty për në orën 20:00 pas paralajmërimeve për shpërthim potencial të një bombe brenda objektit të institucionit legjislativ të Kosovës.

Deputetët dhe mediat prezente u evakuuan nga Policia e Kosovës, të cilët konfirmuan se lajmi për bombë ishte i rremë.

Lexo më shumë  Studentët nuk e ndalin protestën, vijon bojkoti në Universitete

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se konfirmimi se kërcënimi e ka origjinën në Serbi dëshmon luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës.

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Rruga Press

YouTube player