KryesoreLajme

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomohet në ShBA

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se toger Qëndrim Imeraj ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën e Këmbësorisë “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia, ShBA.

Sipas njoftimit, Imeraj për shkak të rezultateve të larta të treguara gjatë trajnimit u dekoruar student i dalluar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”.

Lexo më shumë  Dragashi përfiton mbi 1.8 milion euro për banim social, parashihen 42 njësi banimi

Ky çmim ndahet për studentët që arrin rezultate të larta në të gjithë komponentët e kursit.

“Ky sukses përfaqëson jo vetëm përkushtimin personal të Toger Imeraj, por edhe profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët po arrin suksese në nivel ndërkombëtar”.

“Ky kurs është një nga programet themelore të trajnimit për oficerët e këmbësorisë, i cili përfshin përgatitje të avancuar në fushat si: Taktikat e operacioneve tokësore në nivel togu dhe kompanie, Lidership ushtarak dhe vendimmarrje në kushte stresuese, Trajnim fizik intensiv, Menaxhimi i burimeve dhe logjistikës në fushë, Teknikat e komunikimit dhe komandimit në operacione të përbashkëta dhe ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lexo më shumë  Gjinovci shpërthen pas deklaratës së Simiqit: Mashtrohen ata që e justifikojnë diskursin gjenocidal të serbëve

Rruga Press

YouTube player