Lajme

Pamje nga plazhi i Shëngjinit, kanalizimet derdhen ku lahen pushuesit

Pamje shqetësuese nga plazhi i Shëngjinit në Shqipëri po qarkullojnë në rrjet, ku shfaqet një situatë alarmante: ujërat e zeza po derdhen në zonën ku pushuesit po lahen dhe freskohen gjatë ditëve të nxehta të verës.

Denoncimi është bërë nga një turist nga Maqedonia e Veriut, i cili përmes platformës JOQ ka ngritur shqetësimin për kushtet mjedisore dhe shërbimet e dobëta në një prej resorteve të njohura të zonës.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave

Sipas tij, kanalizimet e hapura derdhen drejt e në det, pikërisht përballë resortit ku qëndronte, duke e bërë të pamundur larjen dhe rrezikuar seriozisht shëndetin e pushuesve.

“Kjo është e papranueshme për një vend që pretendon të jetë destinacion turistik. Deti është shumë i ndotur dhe askush nuk merr masa”, thuhet në denoncimin e tij.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku qytetarë dhe turistë kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për pastrimin dhe menaxhimin e duhur të ujërave të zeza, si dhe për garantimin e standardeve bazë higjieno-sanitare në zonat bregdetare.

Lexo më shumë  Murati: Depozitat e familjeve arrijnë rekord. Faktet rrëzojnë propagandën

Rruga Press

YouTube player