KryesoreLajme

​Arrestohen gjashtë persona pak para se të shkonte Kurti në veri, nuk respektuan urdhërat e Policisë

Gjashtë persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës, pasi nuk kanë respektuar urdhërata e zyrtarëve policorë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veron Elshani i ka thënë KosovaPress-it, se ata janë arrestuar për shkak se nuk kanë respektuar urdhëratë e zyrtarëve policorë.

KosovaPress merr vesh që pesë serbët e arrestuar dhe një shqiptar, nuk janë larguar në distancën që kërkonte policia, në momentin kur pritej që në atë pjesë të vinte kabineti qeveritarë në detyrë, dhe zyrtarë të Mitrovicës së Veriut e Jugut, për të vënë gurthemelin e dy urave që do të ndërtohen në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Lexo më shumë  Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na largohet nga vëmendja, konflikti është gjithnjë i pranishëm

Ata janë futur nëpër veturat e policisë dhe pas deklaratave në stacionin policor, pritet të lirohen në procedurë të rregullt.

Më vonë aty ka arritur kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se këto dy ura do ta bëjnë numrin e urave në 37 gjithsej në lumin Ibër.

Ai tha se presin që në vjeshtë të përurojnë këto dy ura.

Lexo më shumë  Pezullimi i Ballukut/ BIRN: Bie edhe alibia e Ramës për të mos vendosur për heqjen e imunitetit
YouTube player