KryesoreLajme

Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Kushtetueses për mosvotimin e deputetëve opozitarë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese për mospjesëmarrjen në votim të deputetëve të opozitës. 

Sipas saj, interpretimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë më shumë paqartësi sesa qartësi në situatën aktuale parlamentare.

Ajo theksoi se votimi në Kuvend është obligim dhe mungesa e pjesëmarrjes nga opozita përbën shkelje që duhet adresuar.

Lexo më shumë  Kurti në takimet rajonale të Inteligjencës Financiare: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

“Nuk e kemi leximin e njëjtë të aktgjykimit të gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar por ka komplikuar rrethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e më se e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mos pjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim ne po e përgatisim që ti drejtohemi gjykatës për mos votimin e deputetëve opozitare për mos pjesëmarrje në votim”, ka theksuar ajo

Lexo më shumë  Gërvalla në Vjenë për takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”

Rruga Press

YouTube player