KryesoreLajme

Osmani kërkon të respektohet aktgjykimi i Kushtetueses, do t’i ftojë liderët e partive politike në takim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. 

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja pret të zbatohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të përfundojë brenda 30-ditësh, siç është kërkuar nga Kushtetuesja. 

Lexo më shumë  Lansohet ankandi i parë konkurrues për energji me erë deri në 100 MW

Ai tha se nëse paraqitet nevoja, presidentja Osmani, do t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë. 

“Presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata. Nëse paraqitet nevoja, Presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, ka thënë Kupina për mediat në Kosovë. 

Në aktgjykimin e Kushtetueses të 26 qershorit, është thënë se seanca konstituive duhet të përfundojë brenda 30 ditësh. 

Të dielën është regjistruar dështimi i radhës i konstituimit të Kuvendit.

YouTube player