Bota

India e Ukraina pranojnë refugjatët e parë nga Afganistani

Qindra refugjatë afganë kanë zbritur të dielën në Indi, Kuvajt e Ukrainë, duke u larguar nga Afganistani nga frika e hakmarrjes së militantëve talebanë.

India i ka pranuar sot 168 shtetas afganë nga kryeqyteti Kabul. Ministria e Jashtme indiane ka bërë të ditur se 107 pasagjerë ishin qytetarë indianë dhe 61 ishin shtetas të huaj. Ai nuk e ka treguar prejardhjen e pasagjerëve të huaj.

Njëherësh, një grup tjetër prej 87 indianësh, të cilët janë evakuuar të shtunën nga Kabuli në Taxhikistan, kanë arritur të dielën në kryeqytetin indian. Në këto fluturime ishin edhe dy shtetas nepalezë.

Në Ukrainë ndërkohë ka ateruar një aeroplan ushtarak nga Kabuli. Në mesin e 83 pasagjerëve kishte edhe gra, fëmijë dhe punëtorë ukrainas. Ministria e Jashtme e ish-republikës sovjetike ka bërë të ditur se shumica e pasagjerëve ishin shtetas të huaj, pa treguar vendet e prejardhjes.

Lexo më shumë  Pse Kina lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale?

Qindra shtetas perëndimorë dhe punëtorë afganë janë larguar nga vendi prejse talebanët morën kontrollin e vendit brenda dhjetë ditësh. Ende nuk dihet se cili është numri i afganëve të rrezikuar e që kanë ngelur në vend.

Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar se si talebanët kanë nisur t’u trokasin derë më derë afganëve që kanë punuar për misionet e huaja civile dhe ushtarake.

Mbretëria e Bashkuara ka konfirmuar të dielën se deri tani, shtatë persona kanë humbur jetën ose janë vrarë në aeroportin e Kabulit, derisa po mundoheshin të largoheshin nga vendi.

Zëdhënësi i talebanëve, Mohamed Naim, ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për afganët e vdekur në kaosin e aeroportit të kryeqytetit Kabul.

Duke folur gjatë një interviste televizive për një televizion iraniane, Naim ka thënë se afganët u mblodhën në aeroport për shkak se amerikanët, sipas tij, u kishin thënë se do t’i merrnin me vete në Shtetet e Bashkuara.

Lexo më shumë  Fjalimi i Ministrit të punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit në OKB: Putini po e kthen Rusinë në një perandori mafioze

Ndërkohë, luftëtarët talebanë, të cilët kanë marrë kontrollin e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera afgane, po mundohen të normalizojnë marrëdhëniet me popullsinë vendase. Disa talebanë janë parë të dielën duke kontrolluar qytetarët në postbllok në Kabul. Militantët kanë thënë se këto masa po merren në kuadër të planit për të siguruar rend në vend.

Talebanët i kanë nisur patrullimet e rregullta përgjatë zonës së gjelbër, sikur se njihej pjesa e Kabulit, ku ishin të vendosura misionet civile dhe ushtarake ndërkombëtare në vend. Talebanët janë zotuar se do ta kthejnë sundimin e rendit, megjithëse dëshmitë tregojnë se ata po ushtrojnë terror mbi popullsinë civile./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *