KryesoreLajme

Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri

Rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot janë betuar gjatë ceremonisë të gjeneratës së dytë 2025, nga pjesëtar civil duke u kthyer në ushtarak.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nga Salla e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj ku u mbajt ceremonia, theksoi se FSK është institucioni ku vazhdon të frymojë ëndrra e atyre që e sollën lirinë.

“Me mbi 300 milionë euro investime në këto katër vitet e fundit dhe me mbi 2700 ushtarë e oficerë të rinj të rekrutuar, Ushtria e Kosovës me hapa të shpejtë po ecë me kapacitete të plota drejt zhvillimit si ushtri profesionale, me përbërje multietnike. Ëndrrën e gjithë atyre që luftuan për liri, sot po e jetësoni ju rekrut të dashur”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon liderë evropianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian

Kurti ka përmendur se Kosova ka qenë nikoqir i ushtrimit ndërkombëtar nga ushtria amerikane, “Defender Europe 2025”, ka nënshkruar marrëveshjen ushtarake kornizë me Turqinë dhe marrëveshjen trelaterale për forcimin e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri – Kroacinë. Ai ka thënë gjithashtu se vendi së shpejti do të bëhet me fabrikën e parë për krijimin e municioneve ushtarake.

“FSK nuk është vetëm një institucion ushtarak, është simbol i sovranitetit, i përkushtimit ndaj vlerave demokratike dhe partnere e besueshme në arenën ndërkombëtare”, ka thënë komandanti dhe gjenerali, Jeton Dreshaj

Lexo më shumë  Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë

Rruga Press

YouTube player