Lajme

Dogana synon të hyra rekorde deri në fund të vitit – 1.3 miliardë euro

Dogana e Kosovës ka rritur të hyrat për 30 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se gjatë periudhës janar-gusht 2021 kanë inkasuar rreth 200 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2020. Ai beson se deri në fund të vitit të hyrat do të arrijnë në 1.3 miliardë
Dogana e Kosovës ka inkasuar mbi 30 për qind më shumë të hyra krahasuar me vitin 2020 dhe 15 për qind më shumë sesa më 2019, kur vendi nuk përballej me pandemi.

Deri në mesin e gushtit, Dogana ka inkasuar 819 milionë euro, ndërsa parasheh që deri në fund të vitit kjo shifër të arrijë në 1.3 miliardë euro.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se gjatë periudhës janar-gusht 2021 kanë inkasuar rreth 200 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2020.

“Në të gjitha aspektet, ekonomia e Kosovës, jo vetëm Dogana, sepse të gjitha të hyrat nuk varen nga Dogana, por nga perspektiva e gjithmbarshme e ekonomisë janë pozitive dhe besojmë që deri në fund të këtij viti Dogana do të arrijë rekordin dhe do të kalojmë 1.2 – miliardëshin, në 1.3”, ka theksuar Stavileci.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe rritje të eksporteve. Sipas Doganës, eksportet pritet të arrijnë shumën e 650 milionë eurove deri në fund të vitit.



“Eksporti i Kosovës është kryesisht në vendet e BE-së, si në Gjermani dhe Zvicër, Britani e Madhe dhe SHBA. Ka një kohë që ka rritje të importit nga Serbia, por mund të themi që disa produkte serbe vetëm se kanë humbur tregun në Kosovë”, ka theksuar Stavileci./koha/

Lexo më shumë  Kurti: Regjimi i vjetër po shpërndan para te pista te media të caktuara

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *