Lajme

420 milionë euro në dispozicion për të “ngjallur” ekonominë, parashikon qeveria e Kosovës

420 milionë euro janë parashikuar për shpërndarje nga qeveria e Kosovës për të ringjallur ekonominë e dëmtuar nga pandemia.

Ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi se 190 milionë euro do të vijnë nga buxheti ndërsa 230 milionë euro do të vijnë nga huamarrja. Megjithatë sipas nevojës, Murati pohoi se mund të mobilizohen edhe mjete të tjera.

Sipas zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës, mbi 200 biznese kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga kjo pako.

Ndërkohë, dhjetëra biznese që janë kontaktuar nga Euronews Albania janë shprehur se nuk e kanë idenë fare për këtë shpërndarje fondesh ose thonë se kriteret e vendosura nga qeveria janë të parealizueshme.

Lexo më shumë  Osmani takon Kallas: Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë

Sipas Dardan Abazit, hulumtues pranë INDEP (Institutit për Politika Zhvillimore), problemi qëndron te mungesa e një fushate informuese për këtë pako nga ana e qeverisë. Sipas tij kjo është më shumë “një tentativë për t’u dukur sikur po punohet” nga ana e qeverisë së Kosovës. Abazi tha se kjo dëshmohet nga aplikimi i vetëm 200 bizneseve nga afro 200 mijë që janë të regjistruar.

“Shpresoj shumë që të jetë një mësim për të ardhmen që të mos planifikohen masa të cilat nuk kanë një bazë të kritereve dhe objektivave të cilat duan t’i arrijnë,” – u shpreh ai.

Lexo më shumë  Eksportet në Shqipëri në rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

Ndërkohë për ekspertin e ekonomisë Safet Gërxhaliun ekonomia e Kosovës është ndihmuar nga diaspora dhe të ardhurat e emigrantëve.

“Në Kosovë ka pasur efekt më të madh për rimëkëmbjen ekonomike kontributi i diasporës sesa pakot e mbështetura dhe të miratuara në Parlamentin e Kosovës,” – tha eksperti Gërxhaliu.

Ndërkohë, ditë më parë qeveria miratoi edhe fondin prej 17 milionë euro si pjesë e kësaj pakete ndihme, në mënyrë që të vijojë mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *