BotaKryesore

Izraeli vret 14 palestinezë që po prisnin për ndihma humanitare

Të paktën 140 persona janë vrarë nga të shtënat dhe sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, bënë të ditur zyrtarët lokalë shëndetësorë. Të paktën 40 janë vrarë në sulmet ajrore dhe nga të shtënat izraelite gjatë së mërkurës.

Katërmbëdhjetë persona të tjerë u vranë nga të shtënat izraelite mbi turma të palestinezëve të zhvendosur, që kanë pritur kamionë me ndihma të dërguara nga Kombet e Bashkuara. 

Lexo më shumë  Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike

Mjekë palestinezë thanë se sulmet ajrore të njëpasnjëshme mbi shtëpitë në kampin e refugjatëve Maghazi, në lagjen Zeitoun dhe në Gazën qendrore e veriore lanë të vrarë të paktën 21 të tjerë, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters. 

Në ushtrinë izraelite njoftuan se janë duke i shqyrtuar vdekjet e raportuara të palestinezëve që kanë pritur ndihma ushqimore. E palestinezë të shumtë janë ankuar se gjendja e tyre e vështirë është duke u lënë në harresë dhe po largohet nga vëmendja shkaku i luftës midis Izraelit e Iranit.

Lexo më shumë  Obama reagon pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë
YouTube player