KryesoreOpinion/Aktualitet

Ka kohë që në Kosovë mbillet kjo gjuhë polarizuese. Kritika zëvendësohet me sharje e ofendime nga më banalet. Kjo gjuhë nuk është instaluar paqëllimshëm! Shërben si mjet barazimi për të gjithë. Pastaj, shërben edhe si mbulesë për mos ta parë thelbin e kritikës. Me një fjalë, mendimi kritik ka devalvu. Ndoshta pakthyeshëm!

Shkruan Xhevdet Pozhari

E shpërndava një postim me deklarimin e Gazmend Muhaxherit. U mundova maksimalisht të jem korrekt në kritikë. Por, kjo nuk mjaftoi që të ndalonte komentet denigruese, ofenduese skajshmërisht.

Ka kohë që në Kosovë mbillet kjo gjuhë polarizuese. Kritika zëvendësohet me sharje e ofendime nga më banalet. Kjo gjuhë nuk është instaluar paqëllimshëm! Shërben si mjet barazimi për të gjithë. Pastaj, shërben edhe si mbulesë për mos ta parë thelbin e kritikës. Me një fjalë, mendimi kritik ka devalvu. Ndoshta pakthyeshëm!

Ndonëse përpiqem të jem në taborrin e atyre që nuk ofendojnë, vetkontrollohen dhe analizojnë me qetësi, e di se kam dështuar. Më të suksesshëm janë ata që e bëjnë të kundërtën, pavarësisht se unë jam një prej analistëve që lexohet mjaft.

Por, të kthehemi te Gazmend Muhaxheri. Arsyeja pse ai vazhdon të jetë kryetar i Pejës dhe pse bën deklarime të tilla, me tone të forta dhe të papranueshme kundër aksioneve në veri.

Nëse e keni durimin, mund të vrojtoni diçka më shumë sesa ofendimet që s’ju bëjnë nderë.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

Fillojmë…

● Në Pejë janë së paku tre biznese super të fuqishme të cilat të japin krahë në garën komunale. Thënë shkurt, janë përcaktuese për fituesin. Disa prej tyre njihen për afërsinë me prodhimet serbe dhe dokumentacionet e Serbisë. Por, që të gjitha pa përjashtim, kanë përfituar nga buxheti i Kosovës tenderë të majmë.

● Këto biznese zgjedhin njerëz të nënshtruar dhe lehtësisht të kontrollueshëm, siç është një politikan si Gazmend Muhaxheri, p.sh. Ju të gjithë mund ta vëreni se nuk plotëson as kriteret mesatare të një politikani, por megjithatë ai vazhdon të mbetet në skenën politike.

● Deklaratat e tij për veriun kanë tre qëllime shumë të thjeshta:

1) E sulmon Qeverinë në pikën e saj më të fortë – shtrirjen e ligjshmërisë dhe forcimin e sovranitetit në përmbajte, jo veç në dukje;

2) Reflekton vullnetin e biznes-interesave që siç duket kanë përfituar në të kaluarën me të madhe nga gjendja e mëparshme atje dhe

3) Kjo është pika më e poshtër dhe më e rëndësishme, fatkeqësisht: Duan në vazhdimësi ta ushqejnë narracionin se ajo që ka ndodhur në veri është e përkohshme! Kështu e kanë më lehtë që nëse vinë në Qeveri ta zhbëjnë çdo përpjekje të deritanishme dhe ta kthejnë situatën në pikën zero, duke e shpallur çdo veprim të deritanishëm si gabim. Arsyetimin e kanë të gatshëm – kështu na kërkuan ndërkombëtarët. E, që më pas loja të nis nga fillimi nën dirigjimin e biznes-interesave.

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

Dhe, nëse keni arritur deri në fund ta lexoni këtë shkrim me qetësi, atëherë do ta kuptoni më qartë se pse gjithë kjo luftë kundër Albin Kurtit dhe se në këto zgjedhje cili ka qenë fati i tij. Për pak opozita nuk i ka numrat për ta bërë Qeverinë. Andaj, ndodh gjithë kjo bllokadë. Andaj, ndonjëherë gjuha e tij është më e ashpër sesa që duhet kundrejt biznes-interesave që ai i quan oligarki. Sepse Kosova është në udhëkryq- ose të kthehet në të kaluarën e të vihet në tavolinën e pazareve, ose ta provojë fatin e saj drejt të ardhmes me shumë të panjohura.

Rruga Press

YouTube player