BotaKryesore

Katz: Khamenein mund ta presë fati i njëjtë si i Saddam Husseinit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë të martën se liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, mund ta presë fati i njëjtë sikurse presidentit të dikurshëm të Irakut, Saddam Hussein, i cili ishte rrëzuar nga pushteti në vitin 2003 pas ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Paralajmëroj diktatorin iranian të mos vazhdojë të kryejë krime lufte dhe të mos hedhë raketa ndaj qytetarëve izraelitë”, ka deklaruar Katz para zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Lexo më shumë  “Paketim armësh nga vendet me embargo”: Ahmetaj zbërthen skemën me “patentë shqiptare” dhe anashkalimin e NATO-s: Shpikje kriminale me synim qindra miliona euro!

Mes tjerash, Izraeli ka thënë se sulmet e natës së kaluar në Iran kanë lënë të vrarë shefin e shtabit të Ushtrisë së Iranit, Ali Shadmanin, vetëm pak ditë pasi mori detyrën si zëvendësues i komandantit të vrarë në sulmet e para.

Irani ende nuk ka njoftuar për pretendimin.

Gjatë natës, Republika Islamike lansoi dy valë raketash si përgjigje ndaj sulmeve të Izraelit, duke lëshuar alarmet në disa pjesë të shtetit hebre.

Lexo më shumë  “Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë” Gazeta amerikane: Policia u përplas me protestuesit para Parlamentit

Sulmet ishin më pak intensive se të një nate më herët, dhe nuk është raportuar për dëme direkte.

YouTube player