MI6 emëron udhëheqësen e parë femër në historinë 116 vjeçare
MI6 do të udhëhiqet për herë të parë nga një grua në historinë 116-vjeçare të shërbimit të inteligjencës së huaj.
Blaise Metreweli, e cila iu bashkua Shërbimit Sekret të Inteligjencës në vitin 1999, do të bëhet kreu i 18-të i organizatës dhe do të marrë detyrën nga Sir Richard Moore më vonë gjatë këtij viti, transmeton.
Lexo më shumë Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes
Ajo aktualisht sipas bbc, është përgjegjëse për teknologjinë dhe inovacionin në shërbim dhe tha se ndihej “e nderuar dhe krenare” që iu kërkua të drejtojë.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer e quajti këtë emërim “historik” në një kohë kur “puna e shërbimeve tona të inteligjencës nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme”.
Rruga Press

