Ne Shqipërinë e Ramës të tre mediat kombëtare janë investitorë strategjikë
Nga Klodian Tomorri
Shqiperia ka 4 televizione kombetare. Tre private dhe RTSH. Te tre televizionet kombetare tashme jane investitore strategjike. Kurse RTSH eshte strategjik e shkuar strategjikut.
E para nga mediat qe u be investitor strategjik ishte Vizion Plus me resorte ne Gjirin e Lalzit dhe ne Jug.
Pastaj i erdhi radha, TV Klan, ndonese ketij ne menyre indirekte. Behet fjale per projektin White Roads ne Palase. Ne momentin qe u dha statusi, pronar i kompanise ishte Gjikuria. Por hajde gjeje, perfituesin fundor sic thote ligji, ose pronarin faktik sic thote SPAKU.
Tani erdhi dhe e treta e verteta. Sot qeveria beri me status strategjik edhe pronaret e Top Channel. Belaja e madhe tani eshte, mos na cohet dhe RTSH dhe na kerkon edhe ajo status strategjik.
A mund te kete vend ne boten e trete qe ndodh kjo?
Turizem i madh plako. Turizem i madh gjithandej. Si do ta perballojme gjithe kete fluks turistik, eshte halli.
Megjithate dilema e madhe eshte kjo.
Eshte me mire te jetosh ne nje Shqiperi ku qeveria gjobit median arbitrarisht sic ishte rasti i Berishes me Top Channel apo ne nje Shqiperi ku qeveria i ble mediat kombetare me statuse strategjike dhe koncesione me pak strategjike sic eshte rasti i Rames me te gjithe?
Shqiperia e pare eshte gjalle dhe reziston. E dyta jeton ne nje realitet te rreme. Ose farse, sic ka qejf ta quaje Berisha.
Rruga Press

