KryesoreLajme

Osmani dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas flasin për thellimin e partneritetit në mbrojtje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Iowas, Gjeneralmajor Stephen Osborn.

Në fokus të diskutimit ishte bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Gardës Kombëtare të Iowas, si dhe planet për zgjerimin e mëtejmë të këtij partneriteti strategjik.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, duke nënvizuar se kjo marrëdhënie e forcon shtetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Me dekret presidencial, Osmani i jep shtetësinë ish-ushtarit britanik të UÇK-së

Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gardës së Iowas ndaj FSK-së, veçanërisht në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve operacionale.

Në këtë kontekst, Presidentja veçoi pjesëmarrjen e suksesshme të FSK-së dhe Gardës së Iowas në ushtrimin ndërkombëtar “Defender Europe 2025”, ku Kosova pati nderin të mirëpresë Komandën Taktike të Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane. Gjithashtu, pjesëtarë të Gardës së Iowas ishin aktivë në operacionet e përbashkëta në territorin e Kosovës.

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

Presidentja Osmani falënderoi gjithashtu për mundësinë që iu dha një kontingjenti të FSK-së për të kryer stërvitje të përbashkëta në Qendrën e Trajnimit për Gatishmëri të Përbashkët në Louisiana, së bashku me pjesëtarët e Gardës së Iowas dhe forcat aleate amerikane.

Ajo e cilësoi këtë si një tjetër dëshmi të bashkëpunimit të fortë dhe të qëndrueshëm mes dy shteteve.

YouTube player