Video/ Privatizimi i luftës është përdhosja — viktima po heshten, heroizmi po reduktohet në propagandë
Në një video të postuar në rrjetin social Facebook, studiuesi i filozofisë politike Elvis Hoxha ka kritikuar mënyrën se si po ndërtohet ligjërimi publik dhe mediatik për luftën në Kosovë, duke paralajmëruar se po ndodh një deformim i thellë i së vërtetës historike dhe i kujtesës kolektive.
“Gjendja aktuale e ligjërimit të mediave në Kosovë është kthyer në një problem të vërtetë. Po krijohet një ngatërresë e madhe sa i përket statusit të viktimës në luftën e Kosovës”, deklaroi Hoxha. Ai theksoi se nuk është kërkuar asnjëherë të ngatërrohen figurat e heronjve me ato të viktimave, por se aktualisht po ndodh një reduktim i dhimbshëm i kuptimit të luftës dhe i çmimit të lirisë.
Sipas tij, liria nuk ka vetëm dy emra të shfaqur nëpër billboarde, por mijëra. “Kosova ka viktima të çdo lloji. Viktimat janë jo vetëm të vrarët, por edhe nënat që kërkojnë djemtë e zhdukur, gratë e përdhunuara, fëmijët e vrarë. Këto zëra po shtypen,” tha ai.
Hoxha shprehu shqetësimin se heroizmi është shndërruar në një mjet propagandistik dhe se historia e rezistencës po përdoret për qëllime politike, ndërsa figura si të burgosurit politikë apo lëvizjet ilegale, që kontribuan në arritjen e lirisë, po lihen jashtë vëmendjes.
“Elvis Hoxha ngre një shqetësim të nevojshëm për shoqërinë shqiptare : pa një kujtesë të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, liria humb kuptimin e saj të vërtetë,” shkruan në përfundim ai.
“Gjendja aktuale e ligjërimit të mediave në Kosovë është kthyer në një problem të vërtetë nuk po krijohet asnjë lloj ligjërimi i drejtë, po krijohet një lloj ngatërrese një rrëmujë, përsa i takon statusit të viktimës në luftën e Kosovës. Nuk e di na vjen kjo shtysë, ama di që ka diçka tek 10-11 vjet që kalohet, po ngulfatet, çështja e viktimës së luftës. Duhet të kuptojmë që një vend ka heronjtë dhe viktimat e veta edhe këtu po krijohet konfuzion, po përpiqen të nxjerrin viktimën si një dëmtim i figurës së heroit. “
“Cila shtysë njerëzore e bën një luftë të kualifikueshme, vetëm në prizmin e heroit dhe cila luftë mund të shpëtojë, nëse e fsheh statusin e viktimës. Ajo çka është më e dhimbshme, është forma e ligjërimit. Askush nuk ka kërkuar të ngatërrojë heronjtë, viktimat, në një luftë e cila në fakt e solli lirinë, por dhe një luftë që është produkti i një rezistenca afatgjatë. Kosova ka viktima të çdo lloji. Viktimat janë jo vetëm të vrarët por dhe familjarët e tyre që jetojnë me dhimbje, viktimat janë nënat, të cilat kërkojnë djemtë e zhdukur, viktima janë gratë e përdhunuara, viktima janë fëmijët e vrarë gjatë luftës. Kur themi për emrin e lirisë, nuk themi për dy figura të cilat ne po i shohim nëpër billborde në Kosovë, jo. Emri i lirisë është pesha, çmimi i luftës, është çmimi i rezistencës, atëherë është një emër i madh i lirisë. Përkundrazi kemi shkuar në reduktimin të emrit të lirisë. A janë të burgosurit politikë, a janë lëvizjet ilegalët, në çmimin, në peshën në emrin e lirisë.”
Rruga Press

