Inteligjenca ukrainase thotë se ka kryer një sulm mbi urën e Krimesë, publikohen pamjet e shpërthimit
Inteligjenca ukrainase ka njoftuar se ka goditur urën e Krimesë gjatë një shpërthimi nënujor.
Në një postim nga SBU (inteligjenca ukrainase), janë publikuar pamjet që shfaqin shpërthimin e fuqishëm në urë.
Ndryshe Rusia kishte aneksuar Krimenë në vitin 2014 gjatë trazirave politike në Ukrainë, dhe vazhdon ilegalisht ta ruaj kontrollin mbi këtë territor.
Në anën tjetër, mediat ruse kanë raportuar se ura është mbyllur për qarkullim duke mos dhënë shpjegime se pse ka ndodhur një gjë e tillë.
“Shtyllat nën ujë që mbajnë urën janë dëmtuar”, u tha nga inteligjenca ukrainase.
Gjeneral-lejtanan Vasyl Malyuk, i cili ka mbikëqyrur operacionin tha se “nuk ka rehati në çfarëdo vendi në Ukrainë që rusët e kanë pushtuar”.
“Ura e Krimesë është një shënjestër legjitime, duke marrë parasysh she armiku e përdorur si arterie logjistike për të furnizuar trupat e saj”, tha ndër tjera Malyuk.
Kjo urë ishte edhe më herët cak i sulmeve nga ukrainasit, si në vitin 2002 ashtu dhe më 2023.
СБУ провела нову унікальну спецоперацію і втретє вразила Кримський міст — цього разу під водою!
— СБ України (@ServiceSsu) June 3, 2025
Операція тривала декілька місяців. Агенти СБУ замінували опори цього незаконного об’єкта.
➡️ https://t.co/Rf4fR7QDXk pic.twitter.com/wgsS4HoCbc
Rruga Press

