KryesoreLajme

Fakulteti i Edukimit të UP-së në mesin e 601 institucioneve më të mira në botë sipas “Times Higher Education” – Kurti: Krenari për arsimin publik shqiptar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përgëzuar Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës në mesin e 601 institucioneve më të mira në botë për fushën e edukimit nga “Times Higher Education”.

“Ai mbetet i vetmi nga institucionet publike e private gjithëshqiptare të arsimit të lartë i cilin rënditet në mesin e 2000 universiteteve të 115 vendeve botës sipas THE”, ka shkruar ai në facebook.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Sipas komunikatës për media të këtij fakulteti, institucioni është renditur në pozitën 1500+.

“Sipas nesh, volumi i fondeve të jashtme që ka gjeneruar Fakulteti në 5 vitet e fundit, aktiviteti i ngjeshur dhe cilësor ndërkombëtar, zvogëlimi i proporcionit staf–student nga 52 studentë për një staf akademik në vitin 2020 në 25 studentë për një staf akademik në vitin 2024/2025, angazhimi intensiv i Fakultetit me sistemin shkollor si dhe aktiviteti i shtuar i stafit akademik në publikime shkencore janë arritjet që kanë luajtur rol vendimtar”, ka thënë Dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi.

Lexo më shumë  Në vitin 2026, agroindustria pret rritje të kostove dhe rënie konsumi në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player