KryesoreLajme

Takim me delegacionin e stafit të kongresit amerikan/ Osmani: Roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të stafit të kongresit amerikan, organizuar nga Atlantic Council, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Lexo më shumë  5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme dhe bipartizane nga Kongresi Amerikan, duke theksuar rolin jetik të dy dhomave të Kongresit për paqen, sigurinë dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, për paqen, lirinë dhe shtetndërtimin.

Ajo nënvizoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe si dhe për anëtarësimin në NATO dhe BE, duke e cilësuar integrimin euro-atlantik si një hap kyç për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, në rajon si dhe në të gjithë kontinentin evropian.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së
YouTube player