Lajme

Kosovë-Maqedoni e Veriut, shtohet edhe një pikë kufitare e përbashkët, Sveçla: Hap i rëndësishëm për qytetarët tanë

Ditën e sotme është inaguruar edhe një pikë tjetër e përbashkët me Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pikëkalimi Glloboçicë – Jazhincë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla mori pjesë në këtë inagurim, së bashku me Zëvëndëskryeministrin e Parë të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti dhe Ministrin e Brendshëm të MV, Pançe Toshkovski.

Lexo më shumë  Me dekret presidencial, Osmani i jep shtetësinë ish-ushtarit britanik të UÇK-së

“Edhe kjo pikë e përbashkët kufitare do të funksionojë sipas parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje”, ashtu siç po funksionon suksesshëm ajo në Han të Elezit, të cilën e inauguruam me 12 prill të këtij viti bashkë me Kryeministrat Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski”, tha ministri Sveçla.

Ai u shpreh se ky është një hap tejet i rëndësishëm për qytetarët tanë dhe është dëshmi e radhës mbi bashkëpunimin e suksesshëm që gëzojnë shtetet tona dhe ministritë tona të brendshme.

Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

“Mbi vlerat më të mira do të vazhdojmë punën e përbashkët që ndikon edhe në ngritjen e sigurisë për vendet tona dhe për mbarë rajonin tonë”, tha në fund Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Rruga Press

YouTube player