Bota

Ursula von der Leyen dënon sulmet “e neveritshme” izraelite në Gazë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar valën “e neveritshme” të sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit ndaj objekteve civile në Gazë, përfshirë ndaj një shkolle.

Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me Mbretin Abdullah të Jordanisë më 27 maj.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 52 persona në Rripin e Gazës të hënën, 33 në një shkollë të shndërruar në strehimore.

“Zgjerimi i operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë, duke shenjestruar infrastrukturën civile, në mesin e tyre edhe një shkollë që shërbente për strehimin e familjeve të zhvendosur palestinezë, vrasja e civilëve, përfshirë fëmijëve, është e neveritshme”, tha von der Leyen, sipas njoftimit të lëshuar nga Bashkimi Evropian lidhur me bisedën e zhvilluar me udhëheqësin jordanez.

Lexo më shumë  Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

“Komisioni Evropian gjithmonë ka mbështetur – dhe do të vazhdojë ta mbështesë – të drejtën e Izraelit për siguri dhe vetëmbrojtje”, tha ajo.

“Por, përshkallëzimi dhe përdorimi shpërpjesëtimor i forcës kundër civilëve nuk mund të justifikohet nën ligjin humanitar dhe ndërkombëtar”, paralajmëroi von der Leyen.

Shefja e KE-së kërkoi që Izraeli “menjëherë të rinisë dërgimin e ndihmave humanitare, në linjë me parimet humanitare, dhe me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë humanitarë ndërkombëtarë”.

Lexo më shumë  Gjermania voton për të rikthyer shërbimin ushtarak vullnetar për 18-vjeçarët

Bashkimi Evropian ka hasur në vështirësi që të ketë ndikim në konfliktin në Gazë për shkak të ndarjeve të kamotshme brenda bllokut mes shteteve që e mbështesin Izraelin dhe atyre që konsiderohen më propalestinez.

Megjithatë, momentumi për të shtuar presionin ndaj Izraelit është rritur që kur Izraeli rinisi ofensivën në Gazë.

Rruga Press

YouTube player