Bota

Vazhdojnë protestat studentore në Serbi, bllokohen institucionet kyçe në disa qytete 

Protestat e studentëve dhe qytetarëve në Serbi vazhdojnë edhe këtë javë, me bllokime para institucioneve kyçe në disa qytete. Në Novi Sad, para ndërtesës së organeve gjyqësore, studentët dhe qytetarët vazhdojnë të kërkojnë lirimin e tre aktivistëve që ndodhen ende në paraburgim. Edhe pse kanë lejuar hyrjen e punonjësve në ndërtesë deri në orën 11:00, bllokada e pjesërishme vijon prej 12 ditësh, raporton N1.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Protestuesit kanë vendosur një gardh shtesë përballë atij të vendosur më parë nga “Parking servisi”, për të garantuar hyrje të sigurt për punonjësit.

Ndërkohë, në Nish, bllokimi i ndërtesës së Rektoratit ka hyrë në ditën e gjashtë, ndonëse fillimisht ishte planifikuar të zgjaste vetëm tre ditë. Studentët janë të zhgënjyer nga mungesa e përparimit në negociatat me rektorin dhe dekanët. Ata deklarojnë se kishin marrë një premtim për nënshkrimin e një platforme, por kjo nuk ka ndodhur ende. Komunikimi, sipas tyre, vazhdon të bëhet vetëm përmes telefonit, ndërsa sot nuk është paraqitur asnjë nga stafi në punë.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Studentët kanë nisur gjithashtu bllokimin fizik të Fakultetit të Teologjisë, duke zgjeruar kështu fushën e protestës në mbështetje të kërkesave të tyre politike dhe qytetare.

Rruga Press

YouTube player