KryesoreLajme

Kurti e Çeku promovojnë restaurimin e shtëpisë tradicionale në Qendrën Historike të Prizrenit

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë promovuar punët restauruese në njërën nga shtëpitë tradicionale në rrugën “Marin Barleti” në Qendrën Historike të Prizrenit.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka publikuar fotografitë para dhe pas restaurimit të kësaj shtëpie.

“Si e gjetëm dhe si është sot. Një nga shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti, në Qendrën Historike të Prizrenit”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  “40% e punëtorëve kanë ikur” - Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar se ky është vetëm një shembull i transformimit që është bërë në trashëgimi kulturore.

“Qindra monumente të restauruara dhe në proces, si dhe shumë të tjera në pritje të nisjes së punimeve. Me kujdes për historinë e identitetin tonë, për turizmin e ekonominë tonë”, është shprehur Kurti.

Rruga Press

YouTube player