KryesoreLajme

Sveçla reagon sërish ndaj festimeve provokuese të maturantëve në veri: Propaganda serbe e shfaq ekstremizmin si festë

Të premten, disa maturantë kanë festuar përfundimin e shkollës me flamuj dhe këngë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Gjatë festimeve, janë shënuar disa provokime nga ana e maturantëve serbë, por Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

E një reagim rreth situatës e ka bërë sërish ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka deklaruar se serbët po bëjnë prapagandë.

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

“Ja si duket propaganda serbe: Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajnë dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngulfatje.
Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë nga e re nga ta!
Kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi”, ka theksuar ai në rrjetin social Facebook.

Lexo më shumë  Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kontinent

Ndryshe, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se maturantët serbë kanë bërë disa provokime gjatë festës.

“Gjatë festimit të maturës ka pas provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës policia ka reaguar. Situata është qetësua dhe maturantët kanë vazhdua festën e tyre pa pas nevojë për reagim shtesë”, ka thënë Elshani.

YouTube player