KryesoreLajme

Haxhiu fton qytetarët të raportojnë çdo rast të ngacmimit apo dhunës seksuale

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të policisë, prokurorisë dhe gjykatës në Mitrovicën e Veriut, për të diskutuar trajtimin e rasteve të pretenduara të ngacmimeve seksuale.

Haxhiu, në një postim në Faceboo, theksoi rëndësinë e trajtimit të çdo rasti me profesionalizëm, duke garantuar se drejtësia do të ofrohet për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo vendndodhjeje.

Lexo më shumë  Sveçla: Kosova rrit gatishmërinë për situata emergjente

Ajo ftoi qytetarët të raportojnë çdo rast ngacmimi apo dhune seksuale pranë institucioneve përkatëse.

“Drejtësia, barazia dhe dinjiteti janë vlera që nuk negociohen. Së bashku, mund të ndërtojmë një shoqëri ku respektohet çdo individ dhe ku ngacmimi seksual nuk ka vend”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Macron: SHBA dhe Evropa duhet të punojnë së bashku për paqen dhe sigurinë e Ukrainës