KryesoreLajme

Fillojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Kishnicë – Bresalc, vlera mbi 4.1 milion euro

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës Kishnicë – Bresalc, një projekt kyjetik për qarkullimin në këtë zonë.

Vlera e kontratës kap shifrën mbi 4.1 milion euro, ndërsa rruga që do të rehabilitohet ka një gjatësi prej 27.8 kilometrash.

Lexo më shumë  Vitia: Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor

Sipas Durmishit, do të bëhet rehabilitimi i plotë i rrugës, përfshirë edhe rregullimin e rrëshqitjes së dheut në afërsi të liqenit të Badocit, që prej kohësh ka paraqitur rrezik për ngasësit.

Në disa segmente do të ketë zgjerim të rrugës me nga një korsi shtesë, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e saj.

Ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik e lëvizjen e lirë në këtë pjesë të vendit.

Lexo më shumë  Politico mbi protestat në Shqipëri: Autoritetet shqiptare hetojnë projektin e resortit bregdetar të lidhur me Jared Kushner

Rruga Press

YouTube player