KryesoreLajme

Haxhiu: Kuvendi është në bllokadë për fajin e opozitës, nuk e di çfarë po kërkojnë

Albulena Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare, e ka fajësuar opozitën për ngërçin në Kuvend të Kosovës. Ajo ka thënë se nuk mund ta kuptojë se çfarë do opozita.

Të premten, Kuvendi do të mblidhet për herën e 20-të në përpjekje për konstituim të legjislaturës së nëntë. Konstituimi konsiderohet i mbyllur kur të votohet kryeparlamentari. Haxhiu në votimet e para nuk mori më shumë se 57 vota, ndërsa ka disa seanca qëkur VV-ja ka provuar të bëhet votim i fshehtë, por kjo kërkesë s’po merr mbështetjen e partive të tjera. 

Lexo më shumë  Kurti në Gjakovë: Do ta kemi edhe segmentin që e lidh Gjakovën me Shkodrën, në kuadër të hekurudhës Prishtinë-Durrës

Nga opozita kanë thënë se nuk e shohin emrin e Haxhiut si të duhur për kryeparlamentare, ndërsa sipas deputetes së zgjedhur ndryshimi i fjalëve nga opozita  tregon “tendencë për të bllokuar konstituimin”.

“Gjithçka që është varur nga ne, ne e kemi bërë. Vota për nuk është bllokuese, por jemi në situatë të tillë ku Kuvendi s’është konstituuar sepse opozita në vazhdimësi ka deklarime të ndryshme. S’e kam shumë të qartë se cila është kërkesa reale e opozitës. Fillimisht kanë thënë se nuk e duam Albulena Haxhiun. LDK-ja as Albulenën as 47 deputetët tjerë. Ka pasur deputetë të saj që kanë thënë jo Albulenën por dikë tjetër. AAK-ja ka propozuar emra të përveçëm e PDK-ja fillimisht jo Albulenën e tash asnjë nga kabineti qeveritar. Duket se ka një tendencë për të bllokuar konstituimin për të mundësuar Qeverinë Kurti 3. Jemi të brengosur me mungesën e përgjegjësisë që po ndodh për momentin në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo në “Konfront” të KTV-së të enjten.

Lexo më shumë  Djali i ish-presidentit Biden reagon për Zvërnecin dhe Sazanin: Jared Kushner dhe Ivanka Trump po ndërtojnë një parajsë private ishullore në tokë të mbrojtur në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player