KryesoreLajme

Maqedonci: Qendra për Studime e FSK-së, mori pjesë në stërvitjen “Eagle Strike 2025”, e cila u zhvillua në Rreth-Greth, Shqipëri, nën drejtimin e Gardës Kombëtare të New Jersey-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Qendra për Studime Universitare pjesë e stërvitjes “Eagle Strike 2025”

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e trajnimeve ushtarake, kadetë nga Qendra për Studime Universitare e FSK-së, morën pjesë në stërvitjen “Eagle Strike 2025”, e cila u zhvillua në Rreth-Greth, Shqipëri, nën drejtimin e Gardës Kombëtare të New Jersey-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  “Rama jepe dorëheqjen!”- Sot protesta e 17-të qytetare për largimin e kryeministrit! Sheshet dhe rrugët të mbushura plot

Pjesë e këtij trajnimi ishin gjithashtu kadetë nga Kursi i Përgatitjes për Oficerë i FARSH-së dhe kandidatë për oficerë nga Garda Kombëtare e New Jersey-it, duke forcuar kështu bashkëpunimin, zhvillimin e lidershipit dhe ndërveprimin ndërmjet forcave partnere.

Gjatë këtij trajnimi, kadetët u angazhuan në skenar real të nivelit taktik, duke përfshirë planifikim ushtarak, manovrime në terene të vështira dhe kapërcimin e pengesave ujore. Një përgatitje e plotë për përballje me sfida komplekse në operacione të ardhshme.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Rruga Press

YouTube player