KryesoreLajme

Bislimi në takim me Jiri Plecity rithekson nevojën e menjëhershme për heqjen e masave ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti gjatë ditës së sotme Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.

Përgjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin dhe angazhimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe rrugën drejt aderimit në familjen evropiane.

Lexo më shumë  Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Serbia në rënie

“Ai theksoi dhe nevojën e menjëhershme për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat u vendosën padrejtësisht dhe vijojnë të mbeten në fuqi padrejtësisht, pavarësisht rekomandimit nga ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandim i cili është dhënë pothuajse një vit më parë tashmë”, njofton zyra e kryeministrit.

Tutje, thuhet se zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Plecity për takimin dhe bisedën gjersa i uroi qëndrim të mbarë e të frytshëm në Kosovë.

Lexo më shumë  Arrestohet konspiracionisti Arianit Sllamniku - "Trajtonte" autizmin te fëmijët me medikamente për kafshë

Rruga Press

YouTube player