KryesoreLajme

Kurti viziton kompaninë “Grembeer” në Klinë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi sot kompaninë “Grembeer” në Gremnik të Klinës.

Birraria “Grembeer” është investim nga diaspora që ka filluar punën në vitin 2015 dhe përdorë teknologji gjermane. Ajo shquhet për birrë artizanale 100% natyrale. Tekniku gjerman i kësaj birrarie për prodhimin e birrës Grembeer përdorë recetën e birrës më të vjetër dhe më të njohur në Gjermani.

Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Gjatë vizitës, kryeministri Kurti u njoftua rreth procesit të punës deri në produktin final. Ai i falënderoi për mikpritjen dhe vendimin që të investojnë në Kosovë, teksa theksoi rëndësinë që diaspora ka si në sjelljen e investimeve të huaja në vend ashtu edhe në prurjen e përvojave të vlefshme në të bërit biznes.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Dhuna mes të miturve, alarmante! Vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025