BotaKryesore

Putini pranon takimin me Zelenskin, por ka disa kushte

Pas takimit të parë ballë për ballë pas tre vitesh ndërmjet delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, Kremlini ka dhënë një deklaratë në lidhje me mundësinë e një takimi ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodimir Zelenski, përcjell KosovaNews.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se një takim mes dy liderëve mund të ndodhë vetëm në rast se arrihet një marrëveshje përmes negociatave ndërmjet delegacioneve përkatëse.

Lexo më shumë  Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

“Një takim i tillë do të ishte i mundur vetëm nëse palët arrijnë një marrëveshje konkrete. Ne e shohim këtë si të mundshme”, tha Peskov.

Ai theksoi se, përpara çdo takimi të mundshëm, duhet të përmbushen marrëveshjet e arritura më herët në Stamboll, përfshirë edhe shkëmbimin e 1000 të të burgosurve të luftës nga të dyja palët.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Gjermania voton për të rikthyer shërbimin ushtarak vullnetar për 18-vjeçarët