Kuriozitete

Alarmi i studiuesve: Titaniku rrezikon të zhduket përgjithmonë

Pas mbi njëqind vitesh në fund të detit, Titaniku rrezikon të zhduket përgjithmonë. Alarmi u dha nga ekipi i studiuesve nënujorë Ocean Gate, sipas të cilëve rrënoja e anijes që u mbyt në 1912 po përkeqësohet me shpejtësi.

Kjo është arsyeja pse ata vendosën të kthehen në 3800 metra, pas misionit të parë një muaj më parë, për të bërë disa fotografi dhe për të filmuar disa imazhe të anijes historike.

Videot e postuara nga grupi i ekspertëve janë spektakolare. Në të parën, rreth 16 sekonda, shihet qartë një ballkon i klasit të parë; në të dytën prej 12 sekondash, mund të shihni direkun e harkut i cili u shemb disa vjet më parë. Në videon e fundit 10 sekondëshe, filmohet telemotori i anijes, aty ku dikur ishte timoni.

OceanGate ka njoftuar se do të vazhdojë xhirimet e Titanikut në vitet e ardhshme, në mënyrë që të ndjekë hap pas hapi evolucionin e anijes më të famshme të oqeanit në histori, e cila udhëtoi nga Southampton në Nju-Jork dhe në të cilën 1500 njerëz humbën jetën pas përplasjes me një ajsberg.

Është një nga reliktet më të famshme në botë, ai mbi të cilin janë xhiruar filma dhe që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e shikuesve nga e gjithë bota.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *