KryesoreLajme

Gazetarja britanike i bën Vuçiqit pyetjen që gazetarët shqiptarë nuk ia bëjnë

Sot në Tiranë është mbajtur samiti për Evropën ku ishin të pranishëm liderat e shteteve evropiane. Mes këtyre ishte dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili para një javë ka qenë në Moskë në një takim të cilin e zhvilloi presidenti i Rusisë, Putini. Edhe pse mori kritika të shumta Vuçiqi përsëri shkoi në Moskë dhe përsëri e pranuan edhe ditën e sotme në Tiranë.

Lexo më shumë  SHBA mbështet zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së

Mbajtja e dy krahëve i ka shërbyer Vuçiqit, i cili deri më tani nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për luftën që ka nisur në Ukrainë.

Sot në Tiranë gazetarja britanike Alice Taylor e pyet Vuçiqin për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke qenë se ai kërkon të drejtat për serbët në Kosovë. Gazetarja nuk ka marrë përgjigje. Vuçiqi i shmanget pyetjes së saj.

Video e plotë më poshtë:

Rruga Press

YouTube player