KryesoreLajme

TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë

Në Shqipëri vijon rënia e popullsisë. INSTAT raporton se janë shënuar më pak lindje se vdekje në tre mujorin e parë të këtij viti.

Në 3 muajt e pare të vitit 2025, popullsia e vendit ka pësuar tkurrje natyrore, pasi janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje me një bilanc negativ prej 883 personash.

 Referuar të dhënave të INSTAT numri i lindjeve ka shënuar një rënie të ndjeshme prej 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Qarku i Tiranës vazhdon të mbajë peshën më të madhe të lindjeve me 1,750 të regjistruara ne 3 mujorin e parë. Në kahun tjetër, Gjirokastra vazhdon të ketë numrin më të ulët të lindjeve  me vetëm 76 foshnje, duke vijuar trendin e vitit të kaluar, kur në total ishin vetëm 336 lindje për gjithë vitin 2024

Megjithatë pavarësisht se vdekjet janë ulur me 5.8% ato vazhdojnë të jenë më të larta se lindjet. Vetëm në Tiranë regjistrohen të paktën 1.423 persona që janë ndarë nga jeta ndërsa qarku i Shkodrës që ka shënuar rritje me 4.3%.

Lexo më shumë  Xhelal Sveçla: Kosova e para në rajon për sigurinë, 64% e qytetarëve ndihen të sigurt

Përgjatë vitit 2024 gjithsej lindën 23.310 foshnje dhe u regjistruan 22.102 vdekje, me një diferencë 1.208 më shumë lindje sesa vdekje.

Rruga Press

YouTube player