Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Atiqi: Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë ndërmarrë hapa konkretë për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe nën menaxhimin legjitim komunal
Erden Atiqi, kryetari i Mitrovicës së Veriut ka postuar në rrjetet sociale një nga arritjet më të mëdha të Qeverisë Kurti e cila është pastrimi nga strukturat ilegale në Veri.
Statusi i tij më poshtë:
Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë ndërmarrë hapa konkretë për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe nën menaxhimin legjitim komunal.
Janë liruar dhe kthyer në administrimin e Komunës:
– objekti katërkatësh në rrugën Kollashini, ku ishin të vendosura: Instituti për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara, Shoqata Sportive dhe SHKA “Kosova Bozhur”;
– Muzeu i Qytetit në rrugën Lole Ribar;
– Qendra Sportive në rrugën Llola Ribar, afër ish-remontit.
Këto veprime janë ndërmarrë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, forcimit të institucioneve lokale dhe garantimit të një të ardhme të përbashkët dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, si dhe kthimit të hapësirave publike në shërbim të komunitetit.
#MitroviceVeriore#RendidheLigj#ErdenAtiq#InstitucionetTona#KthimiiSovranitetit#EArdhmjaJone#SiguriPërTëGjithë#EArdhmeePërbashkët#NjëQytetMitrovica
Rruga Press

