BotaKryesore

Një ditë pasi Polonia vendosi sanksione ndaj tij, Milorad Dodik përfundoi në listën e zezë të Lituanisë: Vishkoviq dhe Stevandiq u sanksionuan së bashku me të

Pasi Polonia vendosi sanksione kundër Presidentit të Republika Srpska Milorad Dodik, autoritetet lituaneze vendosën ta fusin atë në listën e zezë. Përveç Dodikut, u sanksionuan edhe Kryeministri i Republika Srpska (RS), Radovan Vishkoviq, dhe Kryetari i Parlamentit të RS, Nenad Stevandiq.

Informacioni u publikua në faqen zyrtare të internetit të Departamentit të Migracionit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Lituanisë.

Lexo më shumë  Britania e Madhe dhe Norvegjia formojnë "aleancë detare për të ndjekur nëndetëset ruse"

Lituania vendosi sanksionet pasi polakët vendosën t’i ndalojnë Dodikut hyrjen, qëndrimin dhe kalimin tranzit nëpër vend.

Më parë, autoritetet austriake dhe gjermane vendosën sanksione për shkelje të rendit kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës.

YouTube player