KryesoreLajme

Muja: LDK është kontradiktore në logjikë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, LDK mbron vetëm grupet e interesit.

Muja ka pohuar se LDK është kontradiktore në logjikë.

“Kur Qeveria Kurti bëri Ligjin për Çmimet Tavan që marketet mos me i rritë çmimet sa të duan, LDK e çoi në Gjykatë Kushtetuese duke thënë se janë për ekonomi të tregut. Tash kur disa kompani do të dalin në treg të hapur të energjisë, LDK thotë jo nuk bën të dalin në treg të hapur. LDK është kontradiktore në logjikë por konsistente në mbrojtjen e grupeve të interesit”, ka theksuar ai.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

Ndryshe, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë opozitarë, kanë dorëzuar sot një kërkesë zyrtare në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke kërkuar anulimin ose shtyrjen e vendimeve për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar dhe për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ambasadori i Britanisë në Kosovë: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë llogari