KryesoreLajme

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

Partia Demokratike ka fituar me rezultat bindës në Bashkinë e Kavajës, e cila njihet si një bastion i të djathtë, ku kanë edhe një ndër të paktat bashki nën udhëheqje, edhe pse duhet theksuar se në listën e sigurt nuk ishte asnjë kandidat nga kjo zonë.

Demokratët kanë rezultuar fitues jo vetëm në qytetin e Kavajës, por edhe në të gjitha njësitë si në Luz i Vogël, Helmes, Synej, apo edhe në Golem, i cili njihej si një bastion i majtë. Në total, demokratët kanë patur një diferencë prej plus 2899 votash.

Lexo më shumë  Komisioni për Legjislacion, Qorrolli: Amendamentet të shqyrtohen në bazë të përmbajtjes dhe procedurës kushtetuese

Fitorja e demokratëve në Kavajë humbet “bastin” e socialistëve, të cilët gjatë daljeve televizive shpreheshin të bindur se do të fitonin 5 me 0 në Qarkun e Tiranës, duke iu referuar të 5 Bashkive.

Rruga Press

YouTube player