Lajme

Zjarri te “Sarajet”, bashkëpronarja: E kanë vënë trashëgimtarët e tjerë për të ndërtuar pallate

“Sarajet e Toptanit” në qendër të Tiranës u përfshi nga zjarri mesnatën e mbrëmshme.

Sipas policisë zjarri ishte i qëllimtë, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë kanë kapur autorin, i cili vrapon pasi ka hedhur benzinë.

Një nga bashkëpronaret ka thënë për “ABC” se zjarri është vënë qëllimisht nga trashëgimtarët e tjerë për të ndërtuar pronare.

Vjollca Shkreli thotë se prej 15 vitesh janë në konflikt me bashkëpronarët e tjerë të godinës, monument kulture.

“Burri im është trashëgimtar i Zija Toptanit. Kemi 15 vjet që jemi në gjykatë. Ne i disponojmë të gjitha lejet e ndërtimit.

E kanë vënë qëllimisht zjarrin trashëgimtarët e Zija Toptanit.

Kini kujdes sepse do digjet edhe muzeu etnografik. I vunë zjarr për të ndërtuar pallate. Ne jemi në një konflikt me njëri-tjetrin me Rajmond Toptanin, që babai i tij ka lindur këtu dhe cuditërisht nuk do ta marrim. Kam dyshime, e kanë bërë trashëgimtarët e Zija Toptani me atë të Kosovave, nuk është dorë e shtetit,” thotë ajo.

Ndërkohë, aktivisti Ervin Goci tha gjithashtu për ABC se godina është pa kujdes dhe e pa mirëmbajtur. Sipas tij rënia e zjarrit është skenë me projekte nga pas.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Godina nuk ka një roje. Është pa kujdes e pa mirëmbajtur. I vetmi që kujdeset është një nga pronarët.

E kanë ruajtur pronarët. Të arrijë dhe të dalë kryetari i bashkisë dhe flet për këtë.

Ç’punë ka, nuk e menaxhon ai këtë. Ky është një projekt që i përket ministrisë së Kulturës. Për mua janë për burg ata që e kanë braktisur. Unë e shoh si një skenë me projekte nga pas. Fakti është që këtu ka projekte për kulla,” u shpreh ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *