KryesoreLajme

Krimet Zgjedhore/ SPAK: Janë regjistruar 39 procedime penale

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar një ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor, se janë regjistruar gjithsej 39 procedime penale, për Krimet Zgjedhore.

Në shifrat e bëra publike në rrjetin social FB, SPAK bën të ditur se 21 raste janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, 8 janë nisur nga vetë SPAK dhe 3 janë bërë kallëzime nga shtetas të ndryshëm.

Lexo më shumë  “Unë jam kryeministër i Kosovës” – Kurti për reagimin e ambasadës amerikane mbi Listën Serbe

Gjithashtu, 1 rast është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, nga 3 raste janë referuar nga subjektet politike dhe prokuroritë e rretheve.

Veprat penale për të cilat po hetohen këto procedime, janëL: korrupsioni aktiv në zgjedhje; korrupsioni aktiv/pasiv; përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe shpërdorim i detyrës.

Ndërkohë, 50 denoncime janë bërë në mënyrë elektronike dhe 5 sinjalizime kanë shkuar në numrin e gjelbër.

Lexo më shumë  Terras: Bashkimi Evropian të largojë menjëherë masat e vendosura ndaj Kosovës

Nga këto, SPAK bën të ditur se 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit, 25 janë vendime për mos fillim të hetimit dhe 24 raste janë dërguar për kompetencë prokurorive në rrethe.

Rruga Press

YouTube player