KryesoreLajme

Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Komitetit Paralimpik Evropian, Raymon Blondel

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, priti në takim Presidentin e Komitetit Paralimpik Evropian, Raymon Blondel, Presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini dhe zëvendëspresidentin e KPK-së, Daut Tishuki.

Në këtë takim mori pjesë dhe sportisti Fatmir Seremeti. Ky i fundit në tri lojëra paralimpike botërore në Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio 2016 ka fituar medalje të artë dhe argjentë me ekipin e Suedisë, ndërsa tashmë ai e përfaqëson Republikën e Kosovës në lojërat paralimpike të Los Angeles 2028.

Lexo më shumë  Alarmi Demografik: Në 10 vite qytetarët në Shqipëri u plakën gati 5 herë më shpejt se Evropa

Vizita e Presidentit Raymon Blondel është e para në Kosovë, ndërsa vjen një vit pas vizitës së Presidentit të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons.

YouTube player