Lajme

Dogana e Kosovës, pjesëmarrëse në Takimin Vjetor të Drejtorëve të Doganave të Rajonit Evropian

Dogana e Kosovës po merr pjesë në Takimin Vjetor të Drejtorëve të Doganave të Rajonit Evropian në kuadër të Organizatën Botërore të Doganave.

Doganën e Kosovës po e përfaqëson drejtori i përgjithshëm i saj, Agron Llugaliu, transmeton Klankosova.tv.

E sipas një njoftimi përmes faqes zyrtare të Doganës në Facebook, në fokus të diskutimeve janë zhvillimet strategjike, modernizimi i doganave (Plani i ËCO-së), dhe Plani Strategjik 2025-2028.

Lexo më shumë  Skandal pas skandali/ Shembet edhe rruga e re Shëngjin-Velipojë

Takimi shërben gjithashtu për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.

Gjatë këtij takimi, Llugaliu zhvilloi takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme, duke rënë dakord për vizita të ardhshme në Kosovë për të konkretizuar bashkëpunimin në fusha si digjitalizimi dhe lufta kundër kontrabandës.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Zbulohet plani: Në Shqipëri do të vendosën emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi