Lajme

Lindshmëria në rënie, niveli më i ulët në 100 vite, shkak edhe emigrimi

Lindshmëria në Shqipëri ka rënë në nivelin më të ulët në 100 vjet, duke u theksuar edhe më shumë në dekadën e fundit.

6 mijë foshnje më pak se në 2011-n lindën vitin e shkuar, ndërsa trendi negativ vijoi edhe në 6 muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në pjesën e parë të vitit erdhën në jetë më pak se 12 mijë bebe, 251 më pak se në të njëjtin hark kohor të 2020-s dhe 349 se në 2019-n.

Lexo më shumë  SHBA sanksionon industrinë serbe të naftës

Mungesa e lindjeve të reja dhe rritja e vdekjeve ka bërë që shtesa natyrore e popullsisë të shkojë drejt zeros duke paralajmëruar për një krizë të rëndë demografike në të ardhmen e afërt.

Kukësi, Fieri, Vlora dhe Berati janë qytetet me rënien më të madhe të lindshmërisë, kjo si pasojë edhe e emigrimit të popullatës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *