KryesoreLajme

Zhupa: 348 milion lekë për një gërmadhë të braktisur në Sarandë, me 11 maj zgjedhja është mes shkollës e klientelës së qeverisë

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër për situatën e ‘Eco Campusit’ në Sarandë.  Në një postim në Facebook, Zhupa akuzon qeverinë se ka shpenzuar 348 milion lekë nga taksat publike për një objekt të braktisur prej më shumë se shtatë vitesh e cila nuk do të vihet kurrë në funksion të nxënësve por do shndërrohet pjesë e një kompleksi rezidencash për qeveritarët dhe klientët e tyre.

Zhupa u bën thirrje prindërve të Sarandës të votojnë më 11 maj për ndryshimin dhe premton se Partia Demokratike do ta kthejë objektin në një shkollë funksionale.

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

“Zgjedhja është e juaja”, përfundon Zhupa, duke kërkuar votën për numrin 1.

Postimi i plotë:

Në shtator, dëshironi një shkollë të re e cila është në funksion të nxënësve të Sarandës apo këtë gërmadhë të lënë pa funksion mbi 7 vjet dhe të paguar 348 milion lekë nga taksat tuaja?!
Kam 4 vjet që e denoncoi Eco Campusin si një shkollë që nuk vihet në funksion të nxënësve të Sarandës dhe historia do të vazhdojë akoma.
Kjo godinë do shndërrohet pjesë e një kompleksi rezidencash për qeveritarët dhe klientët e tyre.
Ndaj prindërit e Sarandës e kanë zgjedhjen me 11 Maj.
Ose do të votojnë numrin 1 dhe do të votojnë alternativën që e kthen në një shkollë funksionale dhe i jep zgjidhje përfundimtare mësimit me 2 turne dhe pa cilësi në Sarandë ose mbajnë gërmadhën, mbajnë klientët e pushtetit dhe mbajnë një qeveri që i vjedh.
Zgjedhja është e juaja!
VOTO NUMRIN 1!

Rruga Press

Lexo më shumë  Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene
YouTube player