Çmimet e ulura të prodhimeve nga grumbulluesit/ Fermerët në Shqipëri protestojnë: Qeveria na ka braktisur
Fermerët e Roskovecit kana zhvilluar gjatë ditës së sotme një protestë për shkak të uljes së çmimit të domates dhe trangullit dhe për këtë ata akuzojnë pikat e grumbullimit që po bëjnë lojëra me çmimin duke fituar në kurriz të fermerëve.
Ata kërkojnë nga qeveria që të rrisë kontrollet mbi manovrat e pandershme që bëjnë pikat e grumbullimit në luhatjen e çmimit. Çmimi është i pa publikuar me pare dhe ndryshon nga dita në ditë.
Nga 1200 lek, pikat e ulin pa mëshire ne 700 lek të vjetra kilogramin.
Në proteste kanë marrë pjese fermerët e fshatrave Suk1, Suk2, Arapaj, Strum si dhe fermerët e serave te fshatrave të Beratit si Rrerez, Stamaticë, Drenovicë, Goriçan Kutalli etj të bashkisë Dimal.
Rruga Press

