KryesoreLajme

FSK shpall fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”

Është përmbyllur sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj “Gara e ushtarit më të mirë 2025” ku u shpallën rezultatet e garës që u realizua nga data 21-25.04.2025, me pjesëmarrjen e 44 konkurrenteve, 23 nga ta ishin pjesëmarrës ndërkombëtarë ndërsa 21 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Sipas tij, ekipet e vlerësimit të garuesve, pas përfundimit të të gjitha diciplinave, shpallën edhe fituesit e kësaj gare ndërkombëtare.

“Vendi i parë për garuesit nga FSK i takoi OR2 Endrit Shatrolli nga Regjimenti i parë i Këmbësorisë ( R1K)  dhe njëherit u shpall “Ushtari më i mirë 2025” nga FSK-ja, i dyti u radhit OR2 Arbnor Istrefi ( R3K), dhe vendi i tretë i takoi OR3 Aurent Hodaj nga (R2K)”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  “I thyen hundën”/ Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Tutje Maqedonci tha se në radhët e ndërkombëtareve vendin e parë e fitoi E4 Jan Vajncer  nga Republika e Kroacisë, i cili njëherë u shpall “Ushtari më i mirë ndërkombëtar 2025”, i përcjellë nga Ushtar Hil Mala nga Republika e Shqipërisë, përderisa vendi i tretë i takoi SSG Lucas Peterson nga Garda Kombëtare Ajovas së ShBA.

“Në garën ‘Ushtari më i mirë 2025’ morën pjesë garues nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kroacia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe  Mali i zi. Pjesëmarrësit garuan në disiplinat: testi fizik, gjuajtje me armë të gjata dhe të brezit, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi. Pjesëmarrja e garuesve nga ushtritë e vendeve partnere dhe të rajonit tash e sa vite ka krijuar  urat e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me FSK-në, në misione dhe qëllime të përbashkëta, gara, ushtrime, trajnime misione paqësore, që tregon qartë shkallën e lartë të bashkëpunimit me vendet partnere, që FSK e ka krijuar me punë, disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm”, tha ndër të tjera Maqedonci.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve
YouTube player