BotaKryesore

Ukrainasit godasin bazën ajrore ruse në Kursk, vriten 20 operatorë dronësh

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka njoftuar se kanë arritur me sukses të kryejnë një sulm mbi bazën ajrore ruse në Kursk, aty nga ku ngriheshin në ajër dronët që përdoreshin në luftime në Ukrainë.

Gjatë 19 prillit, forcat ajrore ukrainase goditën me sukses bazën ajrore ruse në afërsi të fshatit Tiotkino në rajonin e Kurskut, nga ku rusët lansonin dronët.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Kjo bazë u përdorë nga rusët për trajnim, pajisur dhe lansuar dronët që vazhdimisht bombardojnë pjesë të ndryshme të Ukrainës.

Ukrainasit gjithashtu njoftuan se në këtë sulm janë vrarë të paktën 20 operatorët rusë të dronëve, që ishin brenda objektit që u godit nga ta.

“Ky sulm është kundërpërgjigje për veprime e forcave pushtuese kundër ushtrisë tonë”, u tha në kumtesën e ushtrisë ukrainase.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

Theksuan edhe se do të vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën ushtarake ruse, dhe se sipas tyre krimet e luftës nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.

YouTube player