Kuriozitete

Dy specie të reja dinozaurësh zbulohen në Kinë

“Specia Silutitan është llogaritur të ketë qenë mbi 20 metra e gjatë, derisa Hamititan 17. Kjo përllogaritje i bën këta dinozaurë të gjatë pothuajse sa balenat blu, gjatësia e të cilave sillet nga 23 deri në 30 metra, varësisht prej hemisferës ku ndodhen”, ka raportuar CNN

Shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e dy specieve të reja masive dinozaurësh në veriperëndim të Kinës, në atë që përbën gjetjen e mbetjeve të kurrizorëve të parë në rajon, ka treguar një studim i porsapublikuar.

Një sërë fosilesh janë shfaqur në rajonin veriperëndimor të Kinës gjatë viteve të fundit, përfshirë në Xinjiang dhe Turpan-Hami. Fosilet përfshijnë disa pterosaurë (reptilë këta fluturues), vezë të ruajtura dhe embrione – si dhe fragmente fosile të rruazave kurrizore dhe kafazeve të brinjëve, të cilët shkencëtarët fillimisht identifikuan se u përkasin tre dinozaurëve misteriozë, ka shkruar agjencia amerikane CNN.

Studiuesit që atëherë kanë përcaktuar se dy prej këtyre mostrave ishin të specieve të panjohura më herët, të cilat ata i emërtuan si Silutitan sinensis – “silu” do të thotë “Rrugë e Mëndafshit” në gjuhën mandarine – dhe Hamititan xinjiangensis, një aludim në rajonin ku është zbuluar. Që të dyja ngërthejnë fjalën greke “titan”, që do të thotë “gjigant” në referencë për madhësinë e tyre.

“Specia Silutitan është llogaritur të ketë qenë mbi 20 metra e gjatë, derisa Hamititan 17. Kjo përllogaritje i bën këta dinozaurë të gjatë pothuajse sa balenat blu, gjatësia e të cilave sillet nga 23 deri në 30 metra, varësisht prej hemisferës ku ndodhen”, ka raportuar CNN.

Studiuesit nga Akademia kineze e Shkencave dhe Muzeu Kombëtar në Brazil i kanë publikuar gjetjet në “Scientific Reports”, pjesë e revistave shkencore mbi natyrën.

Fragmentet fosile datojnë që nga periudha e hershme kretakeusëve, rreth 120 deri 130 milionë vjet më parë. Të dyja speciet, siç shkruan CNN, i përkasin familjes sauropod, një grup ky i dinozaurëve që hanin bar dhe që njiheshin sipas qafës theksueshëm të gjatë. Ato ishin kafshët më të mëdha që ndonjëherë kanë shkelur tokën.

Përveç një mostre pterosaure dhe një dhëmbi teropodi, këta dy dinozaurë janë njashtu të parët kurrizorë të raportuar në këtë rajon, “duke e rritur diversitetin e faunës, si dhe informatat mbi sauropodët kinezë”, thuhet në konstatimin e studimit.

Mostra e tretë që shkencëtarët e studiuan nuk ishte e një specieje të re, por mund të ketë qenë një sauropod somphospondylan, një grup ky dinozaurësh që jetuan nga Jurassicu i vonshëm deri në periudhën përfundimtare cretaceous.

Studiuesit kanë bërë një sërë zbulimesh në Kinë gjatë disa dekadave të fundit, duke i hedhur më shumë dritë diversitetit të sauropodëve në Azinë Lindore, thuhet në studim, megjithëse ende mbizotëron një debat energjik rreth marrëdhënies midis specieve dhe klasifikimit të tyre taksonomik, si dhe se cilit trung familjar të dinozaurëve që i përkasin.

Kina ka përjetuar epokën e artë të paleontologjisë, kur u bënë disa zbulime fosilesh mbresëlënëse përreth vendit; një dinozaur ishte gjetur i ruajtur tek rri ulur mbi folenë e vezëve në juglindjen e Kinës fillimin e këtij viti, përderisa specie të tjera të reja ishin zbuluar në verilindje të Kinës gjatë shtatorit të shkuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *